E reja 25-vjeçare, Ana Dyrmishi, e cila dy ditë më parë pësoi djegie në rreth 85% të sipërfaqes së trupit, si pasojë e zjarrit të rënë në hotelin “Brooklyn” në Vlorë ku po qëndronte për pushime, është nisur për trajtim të specializuar në Turqi.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu njoftoi sot se qeveria është angazhuar për t’i garantuar çdo ndihmë dhe kujdes mjekësor të nevojshëm.
“Pas zjarrit të rëndë në hotelin në ‘Lungomare’ në Vlorë, Ana vetëm 25 vjeçe, po përballet me një nga betejat më të vështira të jetës së saj. Ajo ka pësuar djegie në rreth 85% të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, u shpreh Koçiu përmes një videomesazhi.