Mbeturinat pushtojnë rrugët, banorët presin reagim nga njësitë administrative.

Mbeturinat pushtojnë rrugët, banorët presin reagim nga njësitë administrative.

Një situatë shqetësuese është evidentuar përgjatë aksit rrugor nga fshati Kashbardhë, në njësinë administrative Karbunarë e Vogël, deri në Fiershegan.

Këto janë pamjet e mbërritura në redaksinë e Kamra TV, ku anët e rrugës janë të mbuluara nga mbeturinat. Problematika nis në kthesën e fshatit Kashbardhë njesia karbunar e vogël dhe vijon përgjatë aksit që lidh zonën me fshatin Jeta e Re, Çiflik, Barbullinjë e deri në Çukas, në fund të njësisë Fiershegan.

Bëhet fjalë për një aks rrugor të frekuentuar çdo ditë nga dhjetëra mjete, ndërsa mbeturinat janë kthyer në një shqetësim real për banorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Kamra TV e ka ngritur edhe më herët këtë problematikë, por deri më sot nuk ka pasur një reagim konkret për pastrimin e zonës.

Përgjegjësia bie mbi dy njësitë administrative, Karbunarë e Vogël dhe Fiershegan, të cilat kanë edhe punonjës të shërbimit të pastrimit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa mbetet për t’u parë se kur do të pastrohet ky aks dhe kush do të mbajë përgjegjësi për situatën e krijuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033