Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë, 4 të plagosur mes tyre dhe 2 femijë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në aksin Shëngjin–Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy fëmijë. Të gjithë janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033