Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen 13 të Durrësit.

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen 13 të Durrësit.

Rreth orës 10:30, shtetasi A. T., 26 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç.

I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, A. T., është shoqëruar në Komisariat, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur të plotë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033