Një person është gjetur i pajetë në baensën e tij në Mallkeq të Vlorës

Një person është gjetur i pajetë në baensën e tij në Mallkeq të Vlorës. Dyshohet se 69-vjeçari ka qëlluar veten me armë zjarri pasi vuante nga depresioni.
Autoritetet kanë nisur hetimet

Rreth orës 16:00, në fshatin Mallkeq, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. B., 69 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 69-vjeçari vuante nga depresioni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033