Një konflikt banal mes dy shitësve të biletave për anijet turistike ka përfunduar me plagosje me thikë në portin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit, shtetasi E.Gka goditur me thikë shtetasin Dh.Th.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
Nuk dihen ende detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit dhe rrethanat e plota të konfliktit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes