Divjaka nuk ndalet vijon protestën në ditën e 14

Divjaka nuk ndalet vijon protestën në ditën e 14. Me thirrjet e përhershme Divjakë bashki, qytetarët e Divjakës vijojnë të protestojnë kundër reformës administrative territoriale që e shkrin bashkinë e Divjakës nën bashkinë e Lushnjes. Gjatë mbrëmjes së sotme protestuesit në shesh dhe para mikrofonit kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të bashkisë Josif gorrea për të ruajtur dinjitetin e tij dhe të Divjakës. Po këtë kërkesë e kanë drejtuar edhe këshilltarëve të këshillit bashkiak, që së të mbushet nesër e premte në orën 10 paradite. Në kor protestuesit janë shprehur se do të rezistojnë derisa të arrijnë qëllimin: ruajtja e bashkisë Divjakë.

Gjatë marshimit në rrugët e qytetit protestuesit kanë bërë thirrje që edhe qytetarët e tjerë ti bashkohen protestës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033