Këshilli bashkiak i Divjakës është thirrur në një mbedhje të jashtëzakonshme për të diskutuar draftin e derguar nga kuvendi për projekt reformën administrative territoriale.

Këshilli bashkiak i Divjakës është thirrur në një mbedhje të jashtëzakonshme për të diskutuar draftin e derguar nga kuvendi për projekt reformën administrative territoriale.
Mbledhjen e ka hapur kryetarja e këshillit zonja Liri Biti e cila ka njohur këshilltarët me rendin e ditës. Në këtë mbledhje merrnin pjesë 20 këshilltarë nga 31 që ka bashkia Divjakë. Këshilltarët e djathtë, kanë kërkuar që në rendin e ditës të shtohet një pikë e cila ka të bëjë me njohjen e këshilltarëve me korrespondencën e bashkisë Divjakë me komisionin hartues të reformës. Kjo kërkesë është miratuar me 20 vota pro asnjë kundra dhe asnjë abstenim.
Në këtë mbledhje, u vendos nga këshilltarët me unanimitet që ngritja e komisionit që do të realizojë dëgjesat në kuadër të reformës të ketë 7 anëtarë, 4 nga bashkia dhe tre këshilltarë nga ky këshill.
Dëgjuesit do të organizohen në 5 njësitë administrative, Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas.
Nga këshilltarët i kërkuar spjegim nga kryetari i bashkisë në lidhje me qëndrimin që mbajti në mbledhjen e zhvilluar në Kuç.

Këshilli bashkiak i Divjakës, miratoi kështu në këtë mbledhje të jashtëzakonshme strukturën që do të kryejë dëgjesta dy mujore publike për reformën territoriale që në përfundim do t’i dërgohen kuvendit.
Reforma parashikon që bashkia Divjakë të bashkohet nën bashkinë Lushnje.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033