Ka përfunduar pas 4 orësh e 30 minutash diskutime takimi i Kryeministrit Rama me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës.

Ka përfunduar pas 4 orësh e 30 minutash diskutime takimi i Kryeministrit Rama me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës.

Gjatë mbledhjes, kryetarët e bashkive kanë paraqitur problematikat dhe sfidat me të cilat përballen njësitë vendore, ndërsa është diskutuar edhe mbi mënyrën e organizimit territorial dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Reforma territoriale, ecuria e saj ndër vite dhe nevoja për një administrim më efikas të bashkive ishin ndër çështjet kryesore të trajtuara gjatë takimit.

Raportohet se në takim morën pjesë rreth 20 kryetarë bashkish, mes tyre ata që përfaqësojnë Durrësin, Shkodrën, Elbasanin, Korçën, Beratin, Vlorën, Gjirokastrën, Klosin, Rrogozhinën, Dimalin dhe bashki të tjera të vogla, të cilat kanë kundërshtuar planet për shkrirjen e tyre.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033