11 ditë proteste në Divjakë. Kërkesat e protestuesve nuk ndryshojnë

11 ditë proteste në Divjakë. Kërkesat e protestuesve nuk ndryshojnë: të mos largohet bashkia dhe të shkrihet me Lushnjen ashtu si e parashikon prokt reforma administrative territoriale.
Argumentat e të gjithë atyre qytetare të lirë që flasin në protestë janë:
Divjaka ka të gjitha resurset natyre e njerëzore dhe më së shumti ekonomike jo vetëm në fushën e bujqësisë, por edhe në turizëm agroturizmit falë natyrorës së saj ku janë ndërthurur grykëderdhja e Shkumbinit, pylli i kumarit, pylli i pishës, laguna e deti deri në grykëderdhjen e Semanit. Ndër të tjera protestuesit kërkojnë nga deputetët përfaqësues të tyre që t’i mbështesin.

Edhe nata e 11 e protestës është mbyllur me marshimin në rrugët e qytetit duke kërkuar që Divjaka të mbetet bashki!

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033