Divjakë – Në natën e katërt të protestës bie numri i pjesëmarrësve.

Divjakë – Në natën e katërt të protestës bie numri i pjesëmarrësve.

Qytetarët e Divjakës vijuan edhe në natën e katërt protestën kundër propozimit për heqjen e statusit të bashkisë dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Lushnjës. Edhe pse njoftimi nuk është ende vendim përfundimtar dhe do t’i nënshtrohet një periudhe 60-ditore konsultimi publik, banorët e konsiderojnë të papranueshëm këtë propozim.

Në protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea. Krahasuar me natën e parë, kur pjesëmarrja ishte shumë më e lartë, këtë herë në shesh u vu re një rënie e ndjeshme e numrit të protestuesve.

Gjatë fjalimeve, qytetarët shprehën kritika ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, deputetëve dhe drejtuesve të qarkut, duke deklaruar se “Divjaka nuk mund të zhduket me një të rënë të lapsit”. Protestuesit i kërkuan kryebashkiakut Josif Gorrea që, së bashku me administratën vendore, t’i bashkohej protestës dhe të bojkotonte punën në shenjë kundërshtimi.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033