Dy operacione në Vlorë, sekuestrohen armë dhe drogë, 4 të arrestuar

Policia e Vlorës ka finalizuar brenda 24 orëve të fundit dy operacione të koduara “Siguria” dhe “Transportuesit”, në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat i operacioneve, janë vënë në pranga 4 persona, ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, rreth 5 kilogramë cannabis sativa, një sasi kokaine, 6 fishekë dhe dy automjete.

Në Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale E. O., 30 vjeç. Mësohet se i riu u kap në një parking pranë një lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij u gjetën një pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa. Ndërkohë, në Sarandë ne pranga ranë tre persona, konkretisht shtetasit Ardit Cama, 30 vjeç, banues në Lukovë; Argjend Nanaj, 31 vjeç, banues në Lukovë, me precedent penal për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje dhe Keldi Jovani, 26 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Policia e Vlorës ka finalizuar brenda 24 orëve të fundit dy operacione të koduara “Siguria” dhe “Transportuesit”, në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat i operacioneve, janë vënë në pranga 4 persona, ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, rreth 5 kilogramë cannabis sativa, një sasi kokaine, 6 fishekë dhe dy automjete.

Në Vlorë, në kuadër të operacionit “Siguria”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik në çantën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa. Ndërkohë, në Sarandë u finalizua operacioni “Transportuesit”, pas një hetimi proaktiv trejavor me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033