Një vatër zjarri është regjistruar në lagjen “Skënderbej” ne Elbasan

Një vatër zjarri është regjistruar në lagjen “Skënderbej”, ku flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë dhe barishte të thata, duke krijuar rrezik serioz për banesat që ndodheshin në afërsi. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat nisën operacionin për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Pavarësisht kushteve të vështira të krijuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe era, efektivët arritën ta vinin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij drejt zonave të banuara.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës së koordinuar të zjarrfikësve, u bë e mundur mbrojtja e banesave dhe evitimi i dëmeve më të mëdha materiale. Autoritetet edhë një herë u kanë rikujtuar qytetarëve se periudha e verës shoqërohet me rrezik të lartë për zjarre, për shkak të motit të nxehtë dhe bimësisë së tharë, ndaj u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin zjarr në asnjë rrethanë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033