Punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare në Cakran,drejt përfundimit!Shkolla e re gati për nxënësit ne diten e pare te vitit te ri mesimor .

Punimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9-vjeçare në Cakran,drejt përfundimit!Shkolla e re gati për nxënësit ne diten e pare te vitit te ri mesimor .

Punimet per
rikonstruksonin e plote te shkollales 9-vjeçare ‘Qemal Mehmeti’ në Cakran,një nga investimet më të rëndësishme në infrastrukturën arsimore të Bashkisë Fier po shkojne drejt përfundimit. Ivestimi me vlerë prej
rreth 51.5 milionë lekësh po e transformon mjediset mësimore, laboratorët dhe kabinetet e godinë se kesaj shkolle u shpreh per tv Apollon
drejtuesi teknikë i projektit ,Luan Yzeiraj.
Sipas tij ne diten e pare te vitet te ri mesimor 2026-
2027 shkolla “Qemela Mehmeti” do të jetë gati per te pritur rreth 450 nxënës dhe 34 mësues, duke garantuar u standarde të larta,efektivitet dhe siguri.Sipas te njejtit burim punimet që nisën në shkurt synojnë të dorëzohen përpara afatit zyrtar prej 9 muajsh, duke bërë që ky vit shkollor ta gjejë Cakranin me një institucion model arsimor .
Punimet për rikonstruskionin e godinës së shkolles “Qemal Mehmeti do te vijojne intensivisht per ndertimin e palestrës se re dhe mbylljes se infrastrukturës se terreneve sportive dhe mjediseve te jashtme
me standarde bashkëkohore.
Drejtuesi i punimeve tha se per rikonstruksionin e plotë të godinës se shkolles 9 veçare ne Cakran u krye ndërhyrje e thellë në strukturën tre katëshe të shkollës nepermjet rifreskimit te suvatimeve, shtrimit me pllaka te reja,ndertimit te taleteve te reja ,instalimit te linjes se re elektrike dhe modernizim i ndriçimit,termoizolim i plotë i fasadës sipas sistemit kapotë për ruajtjen e temperaturës.Shkolla 9 veçare ne Cakran do te ofroj kushte te reja per procesin e mesimdhenies te cilat do te rrisin cilesine e procesit mësimor dhe sigurine.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033