Aktori i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja i Beratit”, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pranë kthesës së fshatit Hormovë.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti që drejtonte Myftaraj është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, një klerik bektashian.
Përplasja nuk ka qenë frontale, duke bërë që të dy drejtuesit e mjeteve të shpëtojnë pa lëndime. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore e Gjirokastrës, e cila po heton rrethanat e ngjarjes.