Një tjetër vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë, në bashkinë Mallakastër.

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë, në bashkinë Mallakastër. Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë rënë pranë qendrës së fshatit, duke shkaktuar alarm te banorët.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në një sipërfaqe më të gjerë. Deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033