Vreshtaria në Fier, rritet prodhimi i rrushit me 1 500 tonë më shumë se vitin e kaluar

Sezoni i vjeljes së rrushit në Fier dhe Mallakastër ka nisur më herët se zakonisht, i favorizuar nga kushtet e motit. Në fshatra si Kurjani i Roskovecit dhe Ninëshi i Mallakastrës, prodhimi është rritur me rreth 10%, duke sjellë më shumë të ardhura për pronarët e vreshtave.


“Ketë vit në Ninësh prodhimi ka qenë i mbarë. Kemi rritje të sasisë së prodhuar. Rrushi i kësaj zone ka cilësi të lartë, kjo falë tokës dhe klimës së përshtatshme.”

Të dhënat nga Drejtoria e Bujqësisë në Fier tregojnë për një rritje prej rreth 1 500 tonësh krahasuar me vitin e kaluar. Në vitin 2024, prodhimi i rrushit arriti në 30 136 tonë, ndërsa këtë sezon pritet që sasia e prodhuar të kalojë 31 543 tonë.

Rritja e rendimentit duket se lidhet edhe me kushtet e motit, pasi thatësira dhe mungesa e lagështisë favorizojnë prodhimin maksimal në vreshta. Zonat ku kultivimi i rrushit po zgjerohet janë Libofsha në Fier, fshatrat e Mallakastrës dhe disa zona të Lushnjës.

Përveç vreshtave tradicionale, vitet e fundit po shtohet edhe kultivimi i rrushit në sera, si një mënyrë për të rritur prodhimin dhe për të siguruar cilësi më të lartë të produktit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033