Arrestohet në Lushnjë i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me 11 vite burg për trafik droge

Arrestohet në Lushnjë i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me 11 vite burg për trafik droge

Policia e Shtetit ka arrestuar në Lushnjë një 48-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 11 vite burg për trafik droge.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, i zhvilluar nga Sektori për Kërkimin, FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Në pranga ra Bledar Buxheli, i njohur edhe me emrin Bledar Çelo, ndaj të cilit Interpol Roma kishte shpallur kërkim ndërkombëtar. Sipas Policisë së Shtetit, Gjykata e Apelit e Venecias e dënoi në vitin 2024 me 11 vite burg për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

Nga ky dënim, 48-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 8 vite, 6 muaj e 24 ditë burg.

Pas arrestimit të përkohshëm në Lushnjë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033