Aksident në aksin Rrupaj–Toshkëz, dy të plagosur. Një automjet përfundon në kanal
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 të pasdites së sotme në aksin rrugor Rrupaj–Toshkëz, ku u përplasën dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident u përfshi një automjet tip Volkswagen Polo me targa greke ZKB 7503 dhe një automjet tip Opel me targa italiane DM188GB. Si pasojë e përplasjes, automjeti Opel me targa DM188GB doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal anësor, ndërsa të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Dy personat e plagosur u transportuan në Spitalin e Lushnjës, ku, sipas burimeve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.