Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në pjesën e pasme të godinës së Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Fier, duke vënë në alarm shërbimin zjarrfikës dhe Policinë.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me barishte të thata, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit, pa lejuar që ai të përhapej drejt godinës së institucionit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e disa barishteve nga një banor i zonës, duke bërë që flakët të dalin jashtë kontrollit.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë së Fierit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në pjesën e pasme të godinës së Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Fier