Aksident me vdekje në Lushnjë, përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve 

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një aks rural që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të zonës. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një “Volkswagen” që drejtohej nga Viktor Doda dhe një “Benz” me drejtues Kristjan Laska, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Viktor Doda, banor i fshatit Bilaj. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, Kristjan Laska, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte automjeti “Benz”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033