Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit, ku një drejtues kamioni është përplasur nga një tjetër mjet i tonazhit të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i kamionit, me origjinë nga Kosova, ndodhej jashtë automjetit kur është goditur në mënyrë të papritur nga një tjetër kamion.
Si pasojë e përplasjes, ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasje.