Mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në Levan rrezikon shëndetin e banorëve dhe mjedisin.

Mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në Levan rrezikon shëndetin e banorëve dhe mjedisin.
Mosfunksionimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në Levan, në Bashkinë Fier, si pasojë e amortizimit të tubacioneve dhe dëmtimit të pusetave të kanalizimeve, po krijon një situatë shqetësuese për banorët. Dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe jo vetëm që ndot mjedisin, por përbën edhe një rrezik serioz për shëndetin publik, sidomos në këto ditë me temperatura të larta.
Banorët shprehen se prej kohësh kanë denoncuar gjendjen pranë institucioneve përgjegjëse, por problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhur. Sipas tyre, në vend që të ndërhyhet për rehabilitimin e rrjetit, përgjegjësit institucionalë ia kalojnë njëri-tjetrit fajin. Ata pretendojnë se pushteti vendor ia atribuon situatën Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, duke shmangur përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve taksapagues, të cilët prej vitesh përballen me të njëjtin problem.
Përballë mungesës së ndërhyrjes nga institucionet, banorët janë detyruar të financojnë vetë per riparimin e tubacioneve të dëmtuara dhe ndërtimin e pusetave të reja të kanalizimeve. Njëri prej tyre tregon se ka shpenzuar rreth 40 mijë lekë të rinj nga të ardhurat familjare për ndërtimin e një pusete në bllokun e pallateve, në hyrje të Levanit nga ana e Fierit, vetëm për të shmangur përkeqësimin e situatës.
Sinkron (Banor i Levanit)
Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Fier dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve që të ndërhyjnë sa më parë për rehabilitimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ndertimin e puseteve te reja qe jane bllokuar nga ujerat e zeza prane dritareve dhe perpara pallateve,ne te kundërt do i shmangen pagesë se taksave që lidhen me shërbimet e munguara.
Ata kërkojnë rehabilitimin e plotë të rrjetit të amortizuar të kanalizimeve, duke theksuar se nuk është detyrë e tyre të financojnë punime që duhet të kryhen nga institucionet përgjegjëse. Gjithashtu banoret shpresojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe problematika të marrë zgjidhje, përpara se pasojat për shëndetin publik dhe mjedisin të bëhen edhe më të rënda.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033