Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e kësaj të hëne kodrën në hyrje të Ksamilit, duke shkaktuar alarm në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 04:50 dhe është përhapur në afërsi të një resorti, duke ngritur shqetësime për rrezikun që mund të paraqesë për objektet pranë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet vijojnë operacionin për shuarjen e flakëve dhe vlerësimin e situatës në terren.