Tregu i pakicës i fruta perimeve në Lushnjë me çmime të qëndrueshme, por me pak blerës në kulmin e sezonit veror.

Tregu i pakicës i fruta perimeve në Lushnjë me çmime të qëndrueshme, por me pak blerës në kulmin e sezonit veror.

Edhe pse jemi në kulmin e sezonit veror, tregu i pakicës në qytetin e Lushnjës vijon të përballet me mungesë blerësish. Tregtarët thonë se këtë vit fluksi është më i ulët, ndërsa pjesa më e madhe e konsumatorëve janë pensionistë, të cilët blejnë vetëm produktet më të domosdoshme dhe në sasi të kufizuara.

Në treg dominojnë prodhimet e fermerëve vendas, të cilët sjellin çdo ditë fruta dhe perime të freskëta, ndërsa nuk mungojnë edhe produktet e importit. Megjithatë, sipas tregtarëve, fuqia blerëse mbetet e dobët.

Çmimet e produkteve kryesore janë pothuajse të njëjta me ato të sezonit të kaluar. Domatet tregtohen me 80 lekë për kilogram, patëllxhanët 60 lekë, kastravecët 30 lekë, specat 50 lekë, panxhari 60 lekë, kungulli 60 lekë, patatet 80 lekë, bishtajat 150 lekë dhe brokoli 150 lekë për kilogram.

Ndërsa tek frutat, pjeshka shitet me 80 lekë për kilogram, bostani 50 lekë, shalqiri 20 lekë, dardha 80 lekë, rrushi 120 lekë, kumbullat 80 lekë, portokallet 120 lekë dhe ullinjtë arrijnë deri në 300 lekë për kilogram.

Edhe pse vera dhe kthimi i emigrantëve pritet të rrisin konsumin, kjo ende nuk është reflektuar në treg. Tregtarët, të cilët preferojnë të flasin jashtë kamerës, shprehen se lëvizje ka vetëm në orët e para të mëngjesit, ndërsa pjesa tjetër e ditës kalon me pak klientë dhe shitje të ulëta.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033