Rendohet bilanci i tragedise qe tronditi mengjesin e sotëm
fshatin Vidhisht te Roskovecit. Pasi ish-dhendri ekzekutoi me arme gjahu ish-vjehrrin dhe me pas i dha fund jetes teksa rrethohej nga forcat e policise, ka nderruar jete ne Spitalin Rajonal te Fierit edhe e plagosura nga kjo ngjarje.
Viktima e dyte nga radhët e familjes eshte 55-vjeçarja
Belere Plaka. Ajo mbeti e plagosur rende nga te shtënat brenda baneses se saj dhe, perpos nderhyrjeve urgjente te mjekëve, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve te marra.
Sipas të dhenave paraprake nga grupi hetimor, 35-vjeçari
Refit Buzi hyri i armatosur me arme gjahu ne banesën e ish-
te fejuares se tij. Pas nje debati, ai gelloi per vdekje ish-viehrrin Kosta Plaka, 58 vjeç, dhe plagosi rënde bashkeshorten e tij, Belere Plaken.
Menjehere pas te shtënave, Buzi mori me force ne makine ish-te fejuarën e tij 24-vjeçare, Rozalina Plaka, duke e mbajtur peng dhe duke u larguar ne drejtim te zones periferike ne dalje te fshatit.
Forcat e Policisë së Fierit dhe repartit special RENEA rrethuan me shpejtësi zonën ku ishte ngujuar autori me automjetin e tij. Pas negociatave, forcat e rendit mundesuan lirimin e vajzës së re pa dëmtime fizike.
Ndërkohë, autori Refit Buzi refuzoi të dorëzohej dhe perfundimisht kreu vetëvrasje me armën e gjahut pak metra larg makines së tij.
Sipas te afermve, ngjarja vinte pas kercenimeve te vazhdueshme dhe konflikteve te meparshme pas prishjes se fejesës mes të rinjve. Prokuroria dhe policia po vijojnë veprimet per dokumentimin e plote ligjor te te gjithe rrethanave te tragjedise.