Shoqata e biologët e Shqipërisë në bashkëpunim me administratën e zonave të mbrojtura të qarkut Fier Divjakë Karavasta, të mbështetur dhe nga organizmat e bashkimit europian, ka organizuar në pyllin e Divjakës një panair kulinarie me slloganin: konsumi gaforren blu, mbro lagunën dhe ngjallën europiane.
Në këtë panair merrnin pjesë restorantet e plazhit të Divjakës por edhe të gjithë zonës së lagunës së Karavastasë të cilët prej 10 vitesh në menytë e tyre ofrojnë për konsumatorët edhe gaforren blu. Përhapja galopante e kësaj specieje mjaft evazive është kthyer në dhimbje koke për shumë institucione dhe biologët mendojnë se duke kthyer konsumin e gaforres në masivitet, mund të shërbejë në uljen e numrit të kësaj gjallese në lagunën e Karavastasë
Viktoria Naco, biologe dietologe, është shprehur se kjo nismë, do të shërbejë në frenimin e përhapjes së gaforres blu specie shumë evazive.
Kulinaria e zonës, ofron në restorantet e saj gaforre blu e cila nga pikëpamja e ushqyeshmërisë ka vlera të larta dhe krahasohet me aragostën apo dhe specie të tjera. Shef Klodi Hila, shprehet se në restorantin e tij janë shtuar kërkesat për gaforre jo vetëm nga vendasit por edhe nga vizitorët e huaj
Po kështu edhe një tjetër shef kuzhine, shprehet se gaforrja blu është shumë e ushqyeshme dhe me çmime konkuruese duke i përgatitur në disa mënyra.
Gaforrja blu sulmon gjallesat e lagunës dhe shtohet me ritme tepër të larta, por deri më sot, tregtimi i saj nga peshkatarët e zonës nuk ka gjetur treg, pavarësisht vlerave të larta ushqimore që ka.