Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, iu gjet pistoletë me 7 fishekë

Policia e Tiranës ka arrestuar Juljan Konin gjatë operacionit të koduar “Risku”, pas kontrolleve të kryera mbrëmjen e djeshme në zonën e Bërxullës, një javë pas vrasjes së 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit në banesën e Konit, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe 7 fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Arrestimi i 43-vjeçarit u krye në flagrancë, ndërsa ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Operacioni “Risku” u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e personave që mbajnë armë pa leje dhe mund të përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje kriminale.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033