Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në kodrat në afërsi të Selishtës në njësinë administrative Cakran.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishta, pemë dhe shkurre. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat u përhap por tre mjete zjarrfikëse janë duke punuar për izolimin e flakëve pavarësisht erës së fortë
Gjithashtu raportohet për një tjetër zjarr në vendin e quajtur “Antenat”, në Voskopojë.
Drejt vendngjarjes janë nisur dy mjete të MZSH-së, një automjet zjarrfikës.
Gjithashtu, janë mobilizuar forca nga Njësia Administrative Voskopojë, si dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.
Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk mund të afrohet pranë vatrës së zjarrit. Një pjesë e efektivëve kanë nisur ndërhyrjen në terren, ndërsa pjesa tjetër është në lëvizje drejt vatrës.
Pas vlerësimit të situatës nga drejtuesi i MZSH-së, do të koordinohen veprimet e mëtejshme për neutralizimin e plotë të zjarrit.