Ish-ministri Beqaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga qelia dhe ofron garanci pasurore

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Kërkesa është depozituar këtë të martë, ndërsa Beqaj kërkon zëvendësimin e masës së arrestit me një masë më të lehtë sigurie.

Në rekursin e paraqitur në Gjykatën e Lartë, ish-ministri ka ofruar edhe garanci pasurore, duke argumentuar se kjo është një masë e mjaftueshme për të garantuar respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga procesi penal.

Tashmë pritet që Gjykata e Lartë të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse do ta lërë në fuqi masën e arrestit në burg apo do të pranojë ndryshimin e saj.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033