Zjarr pranë banesave në unazën jugore të Elbasanit/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në unazën jugore të qytetit të Elbasanit, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe toke pranë disa banesave dhe një njësie shërbimi, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë nisur punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapej drejt banesave dhe ambienteve të biznesit aty pranë.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, gjatë operacionit të shuarjes janë dëgjuar disa plasura të ngjashme me fishekë, duke rritur shqetësimin mes banorëve dhe efektivëve që po punonin në terren. Ende nuk dihet me saktësi burimi i këtyre shpërthimeve, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat pas përfundimit të ndërhyrjes.

Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, flakët u vunë nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tyre drejt objekteve të banuara dhe njësisë së shërbimit.

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe vlerësimin e dëmeve materiale

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033