Kukës, humb kontrollin e automjetit/ Përplaset me murin e një subjekti, plagosen lehtë dy fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku dy fëmijë kanë mbetur të dëmtuar lehtë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën “Dituria”. Drejtuesja e mjetit, shtetasja me inicialet V. D., dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përplaset me murin e një subjekti.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë dy pasagjerët e automjetit, fëmijët e drejtueses, të moshave 10 dhe 7 vjeç. Ata janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të plota të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033