Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën lindore të qytetit të Fierit.

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në unazën lindore të qytetit të Fierit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me një banesë në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një i mitur, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa është punuar edhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033