Këto pamje i përkasin fushës sportive në jug të stadiumit “Roza Haxhiu” në qytetin e Lushnjes, një investim i nisur disa vite më parë, por që ende nuk ka përfunduar plotësisht.
Në atë kohë u kryen punime për sistemimin e terrenit, u realizua rrethimi i fushës dhe nisi mbjellja e barit natyral, me synimin që ajo t’i shërbente ekipeve të moshave dhe akademive sportive të qytetit.
Megjithatë, pas këtij investimi nuk pati asnjë ndërhyrje tjetër. Sot fusha paraqitet ne kete gjëndje , me sipërfaqe të mbuluar nga rëra dhe bimësia, ndërsa mungesa e barit jeshil dhe perfundimit total të investimit e ka lënë jashtë funksionit.
Lushnja vazhdon të ketë nevojë për më shumë terrene sportive, veçanërisht për stërvitjen e fëmijëve dhe të rinjve që janë pjesë e akademive të futbollit. Drejtuesit sportivë dhe komuniteti kërkojnë që investimet të rikthehen edhe te fushat ndihmëse, për t’u krijuar sportistëve kushte më të mira.
Ndêrsa ekipi i Lushnjës do ta nis këtë sezonin të ri në Kategorinë e Dytë, infrastruktura sportive mbetet një nga sfidat kryesore për zhvillimin e futbollit dhe për rritjen e talenteve të rinj të qytetit.