6-korriku afati i fundit i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njoftoi se kjo e hënë e 6-korrikut përfundon afati për aplikimet në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, pas shtyrjes së vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas AZHBR-së, aplikimet për të gjitha masat mbështetëse do të pranohen deri në orën 16:30 e kësaj te hënë të 6-korrikut.

Skema përfshin mbështetje financiare për blegtorinë, bletarinë, dosat dhe paradosat, kontrollin biologjik, fermat organike, certifikimin Global G.A.P., sipërfaqet e mbjella, si edhe ripopullimin në ujërat e brendshme.

Në kuadër të kësaj skeme mbështeten gjithashtu investimet për fermerët e rinj, ndërtimi i staneve dhe mekanizimi i bujqësisë.

Fillimisht, afati i aplikimeve ishte përcaktuar të mbyllej më 26 qershor, por Ministria vendosi ta shtyjë atë deri më 6 korrik, për t’u dhënë mundësi një numri sa më të madh fermerësh të përfundojnë procedurat e aplikimit.

Procesi i aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026 nisi më 25 maj, duke u ofruar fermerëve mundësinë të aplikojnë për një sërë masash mbështetëse, që synojnë rritjen e prodhimit, modernizimin e fermave dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033