Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Mifol.
Sipas raportimeve paraprake, në aksident janë përfshirë një fuoristradë dhe një automjet i vogël, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe që ende nuk dihen. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas burimeve nga vendngjarja, të plagosurit kanë pësuar dëmtime të ndryshme, ndërsa gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, përplasen dy automjete pranë fshatit Mifol. Plagosen tre persona