Incident në Vlorë! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën një automjeti dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar në komisariat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motiveve që çuan në këtë incident, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Vlorës me detaje të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033