798 steka cigare kontrabandë janë sekuestruar në Portin e Durrësit ndërsa një person është arrestuar e një tjetër është vënë nën hetim.
Në pranga ka rënë një 34-vjeçar, i cili kishte fshehur në automjetin e tij 548 steka cigare pa pullë fiskale, të padeklaruara pranë autoriteteve doganore dhe policore, si dhe pa dokumentacion shoqërues, me qëllim futjen në Shqipëri.
Sakaq, nga kontrollet e ushtruara në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatike AK-47.
Policia ka proceduar penalisht përgjegjësin e hotelerisë së tragetit, E. S. 34-vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, pasi kishte fshehur në ambientet e hotelerisë së tragetit edhe 250 steka cigare.