Humb jetën 34-vjeçari në Vajkan, del nga rruga me motor në autostradën Fier–LushnjëAksident tragjik në autostradën Fier–Lushnjë. Një i ri 34-vjeçar, me inicialet A.S, ka humbur jetën pasditen e sotme në afërsi të fshatit Vajkan. Sipas informacioneve paraprake, ai po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në asfalt.Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, por fatkeqësisht i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.