Kompania që do ndërtojë resort në Sazan: Po projektojmë një destinacion të klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve

Për herë të parë që nga shpallja e projektit turistik në ishullin e Sazan, kompania që synon të zhvillojë investimin ka reaguar publikisht mes polemikave dhe kundërshtimeve që kanë shoqëruar nismën. Deklarata vjen në një moment kur projekti është kthyer në qendër të debatit publik, me organizata mjedisore dhe aktivistë që kanë ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm në ekosistemin e ishullit dhe për mënyrën se si po zhvillohet procesi i investimit. Prej katër vitesh kemi punuar për të krijuar një destinacion të klasit botëror në bregdetin shqiptar – një projekt i mbështetur në planifikim të kujdesshëm, kujdes ndaj mjedisit dhe mundësi ekonomike afatgjata.
Qëllimi ynë është i thjeshtë: të vlerësojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë.
E ardhmja e tij do të përcaktohet përfundimisht nga Shqipëria dhe nga shqiptarët.
—Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC”

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033