Aksident i rëndë detar ka ndodhur sot në Gjirin e Ksamilit. Një mjet lundrues është përplasur me skafin e policisë kufitare të Sarandës.
Dyshohet se si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën. Forca të shumta policie kanë mbërritur në Ksamil.
Ambulancat kanë sjellë deri tani dy persona në urgjencën e spitalit të Sarandës, dyshohet se njëri ka ndërruar jetë.