SPAK ka lëshuar masa sigurie ‘arrest me burg’ për dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama, në kuadër të operacionit që po zhvillohet për goditjen e grupit të strukturuar kriminal që drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku. Dy vëllezërit Rama janë nipat e “Mirit të Xhikes” ose Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Ata dyshohet se pastronin paratë e grupit kriminal.

Pasuritë e sekuestruara të Erjon dhe Adrian Ramës:

  • 7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama
  • 9 llogari bankare të Erjon Ramës
  • 21 llogari bankare të Ardian Ramës
  • Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës
  • Tre llogari të kompanisë Kryeon.83 të Adrian Ramës
  • 2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës
  • Truall në Sarandë
  • 3 vila dhe dy apartamente në Jalë
  • Kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033