SPAK godet grupin e trafikut të drogës/ 20 masa sigurie, mes tyre edhe biznesmenë! Në pranga Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi

20 masa sigurie u firmosën nga GJKKO dhe kërkesë të SPAK , në kuadër të bashkimit të disa procedimeve penale në një dosje të vetme. Nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin Sky Eç, por edhe nga gjurmimi i parave nga trafiku i drogës , SPAK ka dyshime se të ardhurat nga ky aktivitet kriminal janë investuar në treg përmes disa biznesmenëve në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm.
Orest Sota u vu në pranga në banesën e tij në zbatim të këtij operacioni, ndërkohë biznesmenët Artur Shehu i përmendur së fundmi në dosjen “Zvërneci” dhe Ilir Shtufi janë shpallur në kërkim pasi nuk ndodhen në Shqipëri, referuar verifikimeve të kryera nga institucionet në sistemin TIMS.
Artur Koçeku dhe Abedin Koçeku, vëllezër, bashkë me disa persona të tjerë akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike në vendet e Amerikës Latine si Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Paraguai, Uruguai, Porto Rico dhe Brazili drejt Belgjikës dhe Holandës përmes transportit detar duke u fshehur në ngarkesa me qymyr, fruta ekzotike Përmes kontenierëve.
Të ardhurat nga trafiku i drogës dyshohet se investoheshin nëpërmjet disa kompanive me aktivitet në fusha te ndryshme. Orgest Birçaj është një tjetër biznesmen i ndaluar këtë të premte, emri i të cilit lidhet me një tjetër kompani në fushën e ndërtimeve dhe tregtimit të automjeteve luksoze.
Sipas informacioneve paraprake, 15 masa sigurie janë arrest në burg dhe 5 të tjera arrest shtëpie.
Masa sigurie janë lëshuar për: Artur Shehu, Leonard Bishaj, Artur alias Luçiano Koçeku, Abedin Koçeku, Ervin Koçeku, Orest Sota, Ilir Shtufi, Orgest Birçaj, Dritan Aga, Gëzim Islami, Edmond Jaupi, Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti, Arben Ismailaj, Bensik Myftari, Astrit Vladi, Kastriot Vladi
Po ashtu në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar dhjetra prona të paluajtshme vila , apartamente , po ashtu llogari bankare e automjete dhe mjete detare. Nga informacionet paraprake, kjo është dosja mëmë nga e cila është regjistruar një tjetër procedim që ka lidhje me tjetërsimin e pronave ne Zvërnec.
Në datë 10 qershor, janë sekuestruar 128 milionë euro në llogaritë bankare të noteres Amela Mulaj, në pritje për të kaluar në llogaritë e Artur Shehut dhe familjes Sulaj.
SPAK pritet të sqarojë zyrtarisht rolin e secilit prej personave të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, i cili ka konsumuar të paktën dy vepra penale “trafikim droge” dhe “pastrim parash”.
Ilir Shtufi njëri prej biznesmenëve të përfshirë në këtë dosje, pastronte paratë e drejtuesve të grupit kriminal Koçeku. Ky u fundit njihet si person i ngushtë i familjes Berisha, konkretisht i Shkëlzën Berishës, i cili disa kohë më parë deklaroi se jeton me qira në një vilë të Ilir Shtufit.
Shtufi është biznesmen i njohur ndërtimesh në Tiranë dhe më gjërë. Artur Shehu po ashtu,pavarësisht se prej vitesh jeton jashtë vendit është biznesmen i njohur, roli i të cilit deri në kete momente mbetet i paqartë në ketë grup kriminal.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033