Iu shpërthen bomba teksa riparonin një banesë, plagosen dy persona në Përmet. Transportohen me urgjencë në spital.

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombe në Përmet.

Ngjarja dyshohet se është aksidentale. Dy të plagosurit, Mustafa Koçi dhe Ervis Bregu po riparonin një banesë të vjetër në Grabovë te Përmetit, kur ka shpërthyer bomba.

Bomba dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033