Rumania e konfirmon: Droni që goditi ndërtesën e banimit, është rus “Geran-2”

Një raport teknik përfundimtar nga specialistët rumunë ka konfirmuar se droni që u rrëzua në një ndërtesë banimi në qytetin e Galațit natën e 29 majit ishte një dron rus Geran-2.

Sipas ‘The Insider’, duke cituar Presidentin rumun Nicușor Dan, ekspertët arritën në këtë përfundim bazuar në një kombinim provash teknike.

Gjithashtu ekspertët njoftuan se hetuesit gjetën fragmente që mbanin mbishkrimin “ГЕРАН-2” në cirilik.

Komponentët elektronikë të dronit, sistemet e navigimit, modulet e kontrollit, motori dhe elementët strukturorë u gjetën të jenë identikë ose pothuajse identikë me ato të gjetura më parë nga dronë të tjerë Geran-2.

Analiza zbuloi gjithashtu shenja prodhimi, materiale dhe karakteristika të karburantit që përputheshin.

“Fakti që një fluturake e tillë goditi një ndërtesë banimi në Rumani, duke shkaktuar lëndime dhe dëme materiale, është një çështje jashtëzakonisht serioze dhe Rusia është përgjegjëse e vetme për të”, tha Dan.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033