Interpol Tirana vijon operacionin e koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.
Janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri: Kristo Qirici, Shkëlzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj dhe Merxhan Çeliku.
4 prej prej tyre, Kristo Qirici, Shkëlzen Kraja, Ilir Lazri dhe Aleks Pepaj kërkoheshin për trafik droge.
Merxhan Çeliku është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.