Në sheshin në qendër të njësisë administrative Karbunarë e Vogël u zhvillua panairi “Histori dhe Traditë”, një aktivitet festiv që mblodhi së bashku banorë të zonës, fermerë, artizanë dhe vizitorë të shumtë.
Muzika, tradita kulinare, produktet lokale dhe prodhimet bujqësore u bënë pjesë e këtij panairi, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe festive. Nën stendat e organizuara me kujdes, fëmijë, të rinj dhe të moshuar sollën gjallëri dhe emocion, në një aktivitet që synon ruajtjen e traditave dhe promovimin e vlerave të zonës.
Banorët e Karbunarës u bënë pjesë aktive e kësaj dite të veçantë, ku historia dhe tradita u ndërthurën me jetën e përditshme, duke promovuar kulturën dhe prodhimet karakteristike të kësaj treve.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe kryebashkiakja e Lushnjë, Eriselda Sefa, e shoqëruar nga deputetët e lushnjes Petrit Malaj dhe njekohesisht minister i financave , Elton Korreshi dhe Kiduina Zaka , si edhe nga nënkryetaret Maldrita Bardho dhe Edlira Mesini.
I gjithë panairi u organizua nën kujdesin e drejtueses së njësisë administrative, Nexhmije Arapi, ndërsa atmosferën artistike e solli grupi folklorik “Vaçe Zela” i Fier-Sheganit, nën drejtimin e Novrus Xhaferri, me valle dhe këngë të folklorit myzeqar.
Gjatë panairit, vizitorët patën mundësi të shkëmbenin eksperienca dhe të njiheshin nga afër me produktet tradicionale të zonës, ku vend të veçantë zinte promovimi i vajit të ullirit dhe prodhimeve bujqësore lokale.
Kamera tv apollon i shkeputi nje intervist të shkutër.
Përfaqësuesi i kompanisë “Hasa Olive Oil”, Marsel Hasa, u shpreh për cilësinë dhe vlerat e prodhimeve bio që kompania tregton në Gjermani dhe Britani. I pranishëm në panairin e zhvilluar në njësinë Karbunarë “Histori dhe Traditë”, ai vlerësoi rëndësinë e promovimit të produkteve tradicionale shqiptare dhe mbështetjen ndaj prodhuesve vendas.
Më pas, stendat u vizituan nga të pranishmit dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal, ndërsa këngët dhe vallet tradicionale e shndërruan aktivitetin në një festë të vërtetë popullore, e organizuar për të tretin vit radhazi.