Fermerët e Qarrit, Martines dhe Bishanit, në zonën e Levanit në Fier, po përballen me një situatë tepër të vështirë ekonomike!

Fermerët e Qarrit, Martines dhe Bishanit, në zonën e Levanit në Fier, po përballen me një situatë tepër të vështirë ekonomike, që sipas tyre po e çon bujqësinë drejt falimentimit. Rritja e vazhdueshme e çmimeve të plehrave kimike, farërave, imputeve bujqësore dhe naftës ka shtuar ndjeshëm kostot e prodhimit, ndërsa çmimet me të cilat shesin prodhimet në treg mbeten të ulëta dhe të paqëndrueshme.
Fermerët shprehen se investimet që bëjnë gjatë gjithë sezonit nuk po arrijnë të mbulohen nga fitimet, duke i detyruar shumë prej tyre të punojnë me humbje. Ata theksojnë se mungesa e subvencioneve, kostot e larta të punimeve bujqësore dhe vështirësitë në sigurimin e tregut po ua bëjnë gjithnjë e më të pamundur vazhdimin e aktivitetit.
Një pjesë e fermerëve thonë se po mendojnë seriozisht të braktisin tokat bujqësore, të cilat prej dekadash kanë qenë burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre.

Sipas tyre, nëse situata vazhdon në këto kushte, shumë toka do të mbeten të pakultivuara, duke sjellë pasoja jo vetëm për fermerët, por edhe për prodhimin bujqësor të zonës.
Ata kërkojnë gjitahshtu ndërhyrje dhe mbështetje konkrete nga qeveria,dikasteret dhe institucionet përgjegjëse, për të përballuar kostot e larta dhe sipas tyre për të shpëtuar bujqësinë nga kriza që po thellohet çdo ditë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033