Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, zhvilloi sot një vizitë në një prej bizneseve më të suksesshme që operojnë në territorin e bashkisë

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, zhvilloi sot një vizitë në një prej bizneseve më të suksesshme që operojnë në territorin e bashkisë, biznes i cili ka zgjeruar ndjeshëm aktivitetin e tij vitet e fundit.

Bëhet fjalë për sipërmarrësin Durim Hoxha nga Vidhishta, i cili prej tre vitesh është vendosur në Roskovec dhe ka investuar në fushën e magazinimit dhe shpërndarjes së produkteve të ndryshme, duke përfshirë mallra ushqimore, inpute bujqësore dhe blegtorale.

Gjatë vizitës, kryebashkiakja Bufi vlerësoi rolin e biznesit në zhvillimin ekonomik të zonës dhe theksoi mbështetjen që Bashkia Roskovec u ofron sipërmarrjeve vendase dhe investitorëve që zgjedhin të zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë territor.

Nga ana e tij, Durim Hoxha shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë nga Bashkia Roskovec, duke theksuar se mbështetja institucionale, në përputhje me ligjin, ka qenë një faktor i rëndësishëm në realizimin dhe zgjerimin e investimit të tij.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033