Aksident në aksin Fier-Roskovec, përplaset nga makina, përfundon në spital në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit.

Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë ne aksin Fier-Roskovec në vendin e quajtur Kuman.

Një mjet tip “Citroen” me drejtues shtetasin Alfred Satëri, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Mirjan Gergari, dhe si pasojë e goditjes së fortë drejtuesi i motomjetit ka marre lëndime në trup.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë si dhe për të disiplinuar trafikun .

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033